Saturday, April 19, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Anija e ndihmës së parë niset nga Qipro drejt Gazës

 Anija e ndihmës së parë niset nga Qipro drejt Gazës

Një anije me gati 200 tonë ushqim u nis sot në mëngjes nga një port i Qipros në Gaza, në një projekt pilot për të hapur një rrugë të re detare në ndihmë të një popullsie në prag të urisë, sipas BBC. Anija e bamirësisë “Open Arms” lundroi nga porti i Larnakasit në Qipro, duke tërhequr një maune me miell, oriz dhe proteina. Anija i përket një shoqate bamirësie spanjolle me të njëjtin emër. Nuk është bërë e ditur saktësisht se ku do të ankorohet anija kur të arrijë në Gaza. Misioni, i financuar kryesisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe, u organizua nga shoqata bamirëse World Central Kitchen (WCK), me qendër në SHBA ndërsa organizata bamirëse spanjolle furnizoi anijen. “Qëllimi ynë është të krijojmë një rrugë detare për të transportuar miliona vakte drejt Gazës”, thanë themeluesi i WCK Jose Andres dhe shefi ekzekutiv Erin Gore në një deklaratë. Organizatat bamirëse synojnë të marrin ndihma direkt në Gaza, e cila është izoluar nga bota e jashtme që kur Izraeli filloi ofensivën e tij në përgjigje të një sulmi të 7 tetorit ndaj Izraelit nga Hamasi. WCK tha se ne Gaza do të dërgohen 500 tonë ndihmë të tjera të grumbulluara në Qipro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ