Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Mërkurë,13 Mars 2024

Rajoni,Europa Moti-E Mërkurë,13 Mars 2024

Territori i Kosovës; gjatë paradites; do të PARAQITET me  kthjellime dhe vranësira të dendura KU më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë duek gjeneruar reshje të izoluara shiu e dëbore. Parashikohet që pasditja të sjellë përmirësim të përkohëshëm të kushteve atnmosferike në të gjithë republikën e Kosovës duke ri-kthyer kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimatre. Problematike do të jetë mjegulla gjatë orëve të paradites pranë luginave dhe disa kodrina. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie gjatë orëve të mëngjesit, POR kostante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 12°C. Era do të fryjë mesatare paradite POR deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Verior.

Gjatë gjithë ditës; republika e MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë mot kryesisht me vranësira  dhe reshje të dobëta shiu e dëbore KU më të pranishme do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të MV; po ashtu, nuk do të mungojnë intervalet e gjata më kthjellime. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin dobësim të vranësirave duke bërë që në të gjithë territorin e MV të dominojne kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare. Temperaturat e ajrit  do të pësojnë RENIE në vlerat minimale POR kostante vijojnë maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 15°C. Përsa i pëerket parametrit të Erës;  do të fryjë mesatare gjatë paardites POR deri e fortë në orët  epasdites dhe mbrëmjes duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi  Veriperëndimor.

Kalimi i një sistemi frontesh nga Antlantiku drejt Perëndimit dhe Jugperëndimit të Europës me ndikim deri në Europën Qëndrore; do të sjellë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; Ishujt Britanikë, gadishullin Iberik si edhe pjesën më të madhe të Qëndrës së kontinentit KU reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë e forta të erës do të jenë mjaft problematike. Po ashtu; me reshje shiu e  dëbore, mbeten vendet e Ballknait POR në sasi të pakta NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët do të paraqiten; gadishulli Skandinav, Europa Lindore dhe pjesërisht rajoni i Balltikut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments