Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBiden: Nëse SHBA tërhiqen nga Ukraina, Evropa dhe demokracia janë në rrezik

Biden: Nëse SHBA tërhiqen nga Ukraina, Evropa dhe demokracia janë në rrezik

Ukraina do ta mposhtë Putinin, por vetëm me armët tona, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden në Kongres. ‘’Udhëheqësi i Kremlinit nuk do të ndalet në Ukrainë. Mesazhi im për Putinin është i qartë: Shtetet e Bashkuara nuk do të tërhiqen, unë nuk do të tërhiqem”, shtoi presidenti duke i bërë apel Kongresit për më shumë mbështetje. “Ukraina mund ta ndalojë Putinin nëse qëndrojmë në krah të Ukrainës dhe ofrojmë armë”, tha 81-vjeçari. ”Ukraina nuk kërkon ushtarë amerikanë dhe nuk do të dërgojë asnjë”, theksoi presidenti amerikan. “Nëse Shtetet e Bashkuara tërhiqen, Ukraina është në rrezik, Europa është në rrezik, demokracia është në rrezik”, theksoi Biden.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments