Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREHimara International Music

Himara International Music

MTI ka publikuar edhe dokumentarin kushtuar këtij festivali, një rrugëtim emocionesh, përshtypjesh dhe peizazhesh mbresëlënëse të Himarës në brendësi të këtij festivali. Endri Nini, pianist dhe drejtor artistik i festivalit tha se “ky festival lindi nga dashuria e madhe për Himarën, me këtë vend që më lidhin kujtimet që nga fëmijëria deri më sot. Himara ka dhe një traditë shumë të madhe muzikore, përveç isopolifonisë së bregut që është e njohur ndërkombëtarisht ka edhe vajet me të cilat shumë njerëz përcillen”.

Theo Ould fizarmonicist, Francë, tha se “mendoj që jeni shumë më fat që keni një festival si ky në Himarë. Duhet shumë energji për të krijuar një festival të tillë, me një program kaq eklektik dhe me artistë që vijnë me të vërtetë nga e gjithë bota”. “Për një festival, i cili ende nuk ka një histori të gjatë, pasi zhvillohet vetëm prej dy vitesh, me të vërtetë duhet një energji, motivim dhe vullnet shumë i madh. Ia vlen të ndiqni çdo koncert. Ju rekomandoj të shkoni, të nxitoni për t’i parë”, tha Ould.

Herido Duro violiniste u shpreh se “këtu do të ketë një surprizë për ata të huaj të cilët siç ne i shohim janë duke vizituar këtë qytezë. besoj se të dëgjuarit e një repertori shqiptar tradicional të këngëve dhe perlave shqiptare do të jetë një moment surprizues gjatë qëndrimit të tyre”. Dimitry Hahalin Violinist Eliot Quartett (Rusi) tha se “jemi të lumtur që kemi ardhur për herë të parë në Shqipëri në një vend që nuk ngjan me asnjë tjetër ku kemi qenë më parë.

Gjuha është krejtësisht e veçantë dhe gjithçka është kaq interesante”. Himara International Music Festival lindi dy vite më parë si një projekt muzikor, ku gjithsecili mund të përjetojë muzikën e tij të preferuar. Ky aktivitet po i jep zë muzikës përfaqësuese të kulturës shqiptare, këngës tradicionale qytetare popullore dhe muzikës së kultivuar bashkëkohore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments