Tuesday, November 26, 2024
HomeMJEDISCensi i Shpendëve Ujorë Dimërues

Censi i Shpendëve Ujorë Dimërues

Censi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë jep informacion thelbësor, i cili kontribuon në mbrojtjen dhe konservimin e shpendëve ujorë dhe të habitateve ligatinore ku ata jetojnë. Që prej vitit 2016, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura kujdeset për zhvillimin e Censit (Inventarizimi) i shpendëve ujor/dimëronjës, për të cilët çdo vit sigurohen të dhëna. Gjithashtu prej vitit 2020, nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura zhvillohet edhe Censi i Pelikanit.

Peizazhi i larmishëm, pozicioni gjeografik, relievi i pasur, klima e favorshme në çdo stinë të vitit i kanë dhuruar Shqipërisë kushtet e përshtatshme për të zhvilluar më së miri si florën, edhe faunën në vend. Në një peizazh të tillë merr jetë një shumëllojshmëri shpendësh, të cilët janë pasuri me vlera të mëdha dhe të pazëvendësueshme për vendin tonë. Lagunat bregdetare dhe liqenet e vendit tonë janë vendbanime të rëndësishme që ofrojnë kushtet e nevojshme veçanërisht për dimërimin e shpendëve migratore.

Programi i qeverisë për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të mjedisit me synim ndërmarrjen e masave parandaluese dhe ndaluese kundër shfrytëzimit pa kriter të faunës së egër, forcimin e sistemit të kontrollit dhe të parandalimit të dëmtimit si dhe rritjen e masave ndëshkimore kundër dëmtuesve po jep efektet e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments