Tre dronët Bayraktar, teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, policore dhe civile, të blerë në Turqi kanë mbërritur në Shqipëri, pas firmosjes së marrëveshjes në 21 dhjetor të 2022. Dronët Bayraktar të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri.
Një ditë më parë ministri Peleshi vizitoi bazën ajrore të Kuçovës, ku pa nga afër punën për montimin e dronëve Bayraktar. Këto dronë do të jenë në funksion të sigurisë kombëtare, të luftës kundër krimit e kultivimit të paligjshëm të hashashit, të emergjencave civile, mbrojtjes së territorit dhe mbledhjes së informacioneve gjeohapësinore.