Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTU-16 nis grumbullimin për sfidat me Kosovën, San Marinon dhe Belizen

U-16 nis grumbullimin për sfidat me Kosovën, San Marinon dhe Belizen

Federata Shqiptare e Futbollit është gati për organizimin e turneut të dytë europian për këtë vit. Bëhet fjalë për turneun e grupmoshës U-16 “UEFA Development” për djem që do të zhvillohet në vendin tonë në datat 2-7 mars dhe të gjitha ndeshjet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”. Në këtë turne do të marrin pjesë Shqipëria U-16 së bashku me Kosovën U-16, San Marino U-16 dhe Belize U-16. Ekipi Kombëtar U-16 që drejtohet nga trajneri Ardi Behari do të nisë sot grumbullimin në Durrës dhe seancat stërvitore do të zhvillohen në kompleksin Tropikal.

Trajneri Ardi Behari ka grumbulluar 20 lojtarë për turneun “UEFA Development” U-16. 10-të prej tyre vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, teksa aktivizohen me Partizanin, Tomorin, Akademinë Pepa, Tiranën, Skënderbeun, Akademinë e Futbollit dhe Vllazninë. Pjesa tjetër e futbollistëve luajnë jashtë me klube të ndryshme europiane si Ternana, Fortuna Düsseldorf, Olympiacos, Peterborough, Juventus, Genoa, Udinese, Tottenham, Koln dhe Fermana. Sa i përket kalendarit, ndeshjet e para të këtij turneu do të zhvillohen në datën 2mars. Takimi i parë në “Shtëpinë e Futbollit” do të jetë San Marino-Kosova, që do të luhet në orën 11:30. Më pas, Shqipëria do të përballet me Belizen në orën 14:30.

Ndeshjet e dyta të turneut “UEFA Development U-16” do të zhvillohen më datë 4 mars. Takimi i parë në “Shtëpinë e Futbollit” do të jetë Belize-San Marino në orën 11:30, ndërsa Shqipëria dhe Kosova do të përballen së bashku në orën 14:30. Turneu “UEFA Development U-16” do të ulë siparin më datë 7 mars me ndeshjet e fundit. Sfida e parë në “Shtëpinë e Futbollit” do të jetë Kosovë-Belize në orën 11:30, ndërsa Shqipëri-San Marino do të luhet në orën 14:30.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments