Friday, October 18, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREWisner: Angazhim në kulturë, trashëgimi e aftësim profesional

Wisner: Angazhim në kulturë, trashëgimi e aftësim profesional

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti në një takim, në MEKI, përfaqësuesin e ambasadës amerikane në Shqipëri, David Wisner dhe këshilltarin ekonomik, Michael Ball. “Diskutuam për shumë tema të rëndësishme, duke filluar nga investimet e bashkëpunimi në projektet aktuale midis ambasadës amerikane dhe MEKI, për nxitjen e sipërmarrjeve amerikane në Shqipëri, mbi plane e programe në ekonomi, kulturë e inovacion”, shkroi ministri Gonxhja në rrjetet sociale.

Në fokus të takimit ishin dhe zhvillimet në fushën e reformave rregullatore dhe angazhimi direkt në fushën e kulturës, të trashëgimisë e aftësimit profesional. Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit e ka konsideruar këtë takim, frymëzues dhe konstruktiv, që nxit vazhdimin e ndërtimin e bashkëpunimit, si dhe promovimin e një zhvillimi të vazhdueshëm dhe forcimin institucional, me qëllim afrimin e kombit amerikan e shqiptar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments