Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREShkodër, ekspozita fotografike “Udhëtim në Japoni”

Shkodër, ekspozita fotografike “Udhëtim në Japoni”

Ambasada japoneze në Shqipëri në bashkëpunim me bashkinë Shkodër dhe bibliotekën publike “Marin Barleti” organizuan ekspozitën fotografike “Udhëtim në Japoni”. Në ceremoninë e përurimit të kësaj ekspozite ishte e pranishme ambasadorja e Japonisë në vend, Kato Kikuko, kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, prefektja Majlinda Angoni, drejtues të institucioneve vendore, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe të ftuar të tjerë. Në fotot e shkrepura në vende dhe momente të ndryshme paraqitet natyra e mrekullueshme dhe shumëngjyrëshe japoneze, arkitekturan e re dhe e vjetër si dhe stilin vibrues të jetës së japonezëve.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datën 11 mars, në ambientet e bibliotekës publike “Marin Barleti”. Më herët kryebashkiaku Beci priti në takim ambasadoren e Japonisë në Shqipëri, Kato Kikuko. Gjatë takimit Beci dhe Kikuko diskutuan për marrëdhëniet e mira në vite mes Shkodrës dhe Japonisë. Beci e garantoi ambasadoren për mundësinë dhe klimën e mirë të biznesit që ofron Shkodra për investitorët japonezë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments