Përgjatë gjithë ditës së hënë; Republika e Kosovës; do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme KU më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat përgjatë kufirit me Shqipërinë duke rrezikuar momente me reshje të pakta e të izoluara. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin përmirësim gradual të kushteve amtosferike duke bërë që i gjithë territori i Kosovës të dominohet nga kthjellime dhe vranësira POR pa reshje. Temperaturate ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit POR vijojnë kostante në mesditë duke luatur vlerat ditore nga 1°C deri në 13°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; me shpejtesi maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Veriperëndimor.
Moti relativisht i i qëndrueshëm do të ndikojë në Republikën e MV duke sjellë kthjellime dhe vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të republikës së MV KU më dominante vranësirat paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë duke rrezikuar reshje të pakta dhe te izoluara shiu e dëbore ne zona të thella malore. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të theksuara të motit duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare të jenë dominante në të gjithë territorin e MV. Përsa i përket; Temperaturave e ajrit do të RRITEN në vlerat minimale POR mbeten kostante maksimumet duke u luhatur nga 1°C deri në 15°C vlera më e lartë në rang territori. Ndërkohë; parametri i Erës do të vijojë mesatare me shpejtesi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior.
Europa Qendrore si edhe pjesërisht Europa Juglindore do të dominohen nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë të jetë dominant. Përsa i përket: Europës Lindore do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët POR të ftohtë NDERSA me vranësira, reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere do të paraqiten; ishujt britanike, gadishulli Iberik si edhe rajoni i Balltikut; situatë kjo si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare mbi këto rajone të Europës. Po ashtu; vranësira dhe reshje të dendura dëbore; shoqëruar me ngrica të theksuara do të kenë vendet Nordike.