Monday, April 21, 2025
HomeMJEDISPyetësor për hartimin e strategjisë së turizmit 2024-2030

Pyetësor për hartimin e strategjisë së turizmit 2024-2030

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit po punon për hartimin e strategjisë së turizmit 2024-2030. Për hartimin e saj, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro kërkoi kontributin e qytetarëve për të marrë pjesë në pyetësorët që do të shërbejnë më pas për të pasur në dorë një platformë sa më gjithëpërfshirëse, koherente, që i prin tregut, orienton tendencat, përmbush e lehtëson marrëdhëniet mes aktorëve të sektorit publik e privat.

“Gjatë rrugës për krijimin e strategjisë së re të turizmit, së bashku me partnerët e GIZ Albania konsiderojmë të vyer çdo mendim dhe qasje për ta bërë më të prekshme, më eficiente dhe më afër standardeve drejt turizmit elitar, por gjithmonë të qëndrueshëm e në respekt me mjedisin”, theksoi Kumbaro.

Kumbaro u shpreh se “nga pyetësorët e deritanishëm me publikun, na rezulton se: 77 % mendojnë se zhvillimi i mëtejshëm i turizmit përmirëson cilësinë e jetesës së rezidentëve pranë zonave turistike dhe 90 % e konsiderojnë si shumë të rëndësishme përfshirjen e komuniteteve lokale në vendimmarrjet mbi zhvillimet në turizëm”. Kumbaro ftoi qytetarët të marrin pjesë në hartimin e strategjisë së turizmit shqiptar. Strategjia kombëtare e zhvillimit të turizmit 2024-2030 pritet të mbyllet në pranverën e këtij viti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ