Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVABislimi: Kam ftesë nga Brukseli për dinarin, por nuk marr pjesë

Bislimi: Kam ftesë nga Brukseli për dinarin, por nuk marr pjesë

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Bislimi ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj kërkesës së Brukselit për takim në javën e ardhshme për çështjen e dinarit, me arsyetimin se kjo temë nuk është pjesë e dialogut. “Jo nuk ka kurrfarë zhvillimi, ka një kërkesë nga Bruskeli që të mbahet një takim javën e ardhshme për çështjen e rregullimit të transferit të monedhave nga Serbia për në Kosovë, por ky nuk është takim ku duhet të shkoj kryenegociatori, për arsye se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut, unë shkoj atëherë kur bisedohet për dialogun”, tha Bislimi.

Kështu bëri të ditur ai pas tryezës “Zhvillimi ekonomik për serbët në Kosovë”, të organizuar në Çagllavicë nga Qendra për Dialog Humanitar, teksa ka treguar edhe për qëndrimin e vendeve aleate. Bislimi tutje është përgjigjur edhe për postimin e tij në X, me të cilën ka kritikuar kryenegociatorin Miroslav Lajçak për takimin e tij me organizata të shoqërisë civile nga pala serbe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments