Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREMbërrijnë në TKOB skenografitë e tri operave të Puçinit

Mbërrijnë në TKOB skenografitë e tri operave të Puçinit

Me ndihmën e Fondazione Festival Pucciniano, në Tiranë kanë mbërritur nga Italia, skenografitë e tri veprave të “Il Trittico”, enkas për shfaqjen që do të sjellë së shpejti Teatri Kombëtar i Operas e Baletit. Drejtoresha e TKOB, Abigeila Voshtina ndau përmes rrjeteve sociale imazhet në skica 3D të skenografive, të cilat do të ndërrohen brenda një nate, e që do t’a bëjnë “Il Trittico” jo thjesht një shfaqje, por një përjetim. “Il Tabarro” është shfaqja e parë që çel Triptikun e Puçinit në skenën e TKOB.

Ajo është një histori dashurie me një fund tragjik, në Parisin e romancave të mëdha. Më pas skenografia do të ndryshojë dhe do të shohim një manastir në shekullin e 17-të, ku Suor Angelica vuan dënimin, e detyruar të vishet murgeshë dhe të mos e takojë kurrë fëmijën e vet. Dhe i treti do të vijë Gianni Schichi, personazhi më interesant i Firences që përmes një testamenti ka trazuar keq jetët e familjarëve të tij. “Il Trittico” do të vijë në TKOB, nën dirigjimin e maestros Jacopo Sipari di Pescasseroli dhe as/dirigjentit Nicolo Jacopo Suppa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments