Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEEKONOMINafta pa taksa: Subvencionimi shkon në llogarinë e fermerëve

Nafta pa taksa: Subvencionimi shkon në llogarinë e fermerëve

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka punuar në përcaktimin e prioriteteve në skemat e mbështetjes 2024, që adreson mbështetje financiare për bujqësinë, ku vend të rëndësishëm zë nafta pa taksa për fermerët, blegtoria, si dhe certifikimi Global GAP. Në një intervistë për mediet, zëvendësministri i bujqësisë, Arian Jaupllari, tha se ka ndryshuar konvertimi nga naftë në lekë, ku fermerëve do t’iu kalojnë paratë në llogaritë bankare. “Ndërsa sa i takon kritereve, duhet që sipërfaqja e tokës të jetë 1 ha për serrat, ndërsa blegtorët duhet që të kenë mbi 100 dele dhe mbi 10 krerë lopë”, tha ai.

“Pjesën më të madhe të mbështetjes e zë blegtoria dhe nafta. Një ndryshim kemi tek nafta. Kjo për shkak të kërkesave që erdhën nga fermerët gjatë 2023 dhe eksperiencës në dy vitet e kaluara, ku ka ndodhur që fermerët tanë kur shpërndahej naftë në fund të vitit, shkonin me bidona në karburante. Por tani, ata do ta marrin nëpërmjet bankës, duke llogaritur që nuk ndryshon asgjë nga kriteret, as nga masa e përfitimit, por vetëm ndryshon konvertimi nga naftë në lekë dhe shkon në llogarinë e gjithsecilit fermer’’ u shpreh Jaupllari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments