Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKalaja e Sebastes – pasuri arkeologjike

Kalaja e Sebastes – pasuri arkeologjike

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër fton turistët të njohin pasuritë arkeologjike të zonës, njëra prej të cilave është edhe Kalaja e Sebastes – Monument Kulture i Kategorisë I, që prej vitit 1963. Ky fortifikim i periudhës së Antikitetit të Vonë, ngrihet mbi një kodër rreth 200 m të lartë nga ku kontrollohet e gjithë fusha e Laçit. Muret e rrethimit fortifikues të kështjellës së Sebastës bazuar në teknikën e ndërtimit dhe materiali arkeologjik zbuluar aty e datojnë kalanë si periudhë ndërtimi mes shek. IV-VI. Edhe pse kalaja identifikohet me emrin “Sebasta”, arkeologët e lidhin me emrin e lashtë “Latium”, që ka lindur si pikë kontrolli e rrugës Dyrrahium-Lisuss-Scodrae.

Në shekujt e parë të erës sonë jeta zbret në fushë, por ka një zhvendosje sërish në shek. IV-VI në relieve të larta si rezultat i inkursioneve dhe dyndjeve barbare në Ballkan, në këtë rast në kodrën e njohur të Shën Antonit. Muret e rrethimit fortifikues të kështjellës së Sebastes, bazuar në teknikën e ndërtimit me gurë kuadratikë si dhe fragmentet e qeramikës me vernik të zi të gjetura brenda saj, e datojnë atë si fundi i shek. IV dhe fazë të dytë shek. VI. Në kronikën e tij, Prokopi i Qezaresë shkruan se perandori bizantin Justiniani ndërtoi në Epirin e Ri 32 kala dhe rindërtoi 26 të tjera, me qëllim që të mbronte Epirin e Ri nga sulmet sllave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments