Banka e Shqipërisë njofton se, kartëmonedhat me dëmtime të lehta (shënime, njolla, vrima apo grisje të lehta) këmbehen direkt në sportelet e bankave tregtare kundrejt vlerës nominale. Sipas BSH-së, kartëmonedhat me mungesa të pjesëve apo elementeve të sigurisë dhe kur bankat tregtare dyshojnë për autenticitetin e tyre, nuk këmbehen në sportel, por dërgohen pranë Bankës së Shqipërisë për ekspertiza të mëtejshme. Në këtë rast, klienti bashkë me fondet e dëmtuara paraqet një kërkesë me shkrim për këmbimin.
“Kur kartëmonedhat e paraqitura për këmbim janë të njollosura me bojë, të ndotura, të përmbytura, të djegura apo të dëmtuara në mbi 50% të sipërfaqes së tyre, klienti, përveç kërkesës me shkrim, plotëson dhe një deklaratë që shpjegon burimin e dëmtimit dhe i bashkëngjit çdo dokument tjetër shtesë të lëshuar nga organet kompetente ose nga organet e pushtetit vendor ku përcaktohet burimi dhe rrethanat e dëmtimit”, njofton BSH