Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEARSIMShqipëri-SHBA, miratohet memorandumi i mirëkuptimit për programin “Fulbright”

Shqipëri-SHBA, miratohet memorandumi i mirëkuptimit për programin “Fulbright”

Qeveria shqiptare miratoi sot në parim memorandumin e mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”. Ky memorandum u miratua në mbështetje të ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Programi i shkëmbimit “Fulbright” është një vlerë e shtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me partnerin strategjik, SHBA, në fushën e arsimit, shkencës dhe kërkimit.

Ai gjithashtu inkurajon përmirësimin e kualifikimit të studentëve dhe akademikëve shqiptarë, si dhe stimulon projektet e përbashkëta shkencore mes dy vendeve tona. Programi “Fulbright” u jep mundësi studiuesve të rinj apo me më shumë përvojë, lektorëve të universitetit dhe ekspertëve nga institucione akademike dhe kërkimi, të bëjnë kërkime dhe/ose të japin mësim në një universitet në SHBA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments