Do të DOMINOHET nga masa ajrore Perëndimore dhe veriperëndimore Republika e Kosovës; duke kushtëzuar; mot të qëndrueshëm KU kthjellimet do të jënë prezentë në të gjithë territorin POR pas – mesditës; pritet të shfaqen vranësira; si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë orëve të pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke i larguar vranësirat nga e gjithë republika e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga minimalja -4°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 11°C. Era do të fryjë e lehtë; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë maksimale 35 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.
Kushtet e qëndrueshme atmosferike MBIZOTEROJNE në të gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut, KU pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore – Jugperëndimore. Ndërsa; pas-mesditës dhe në vijim; parashikohet të ketë kalime të shpeshta të vranësirave në të gjithë vendin POR më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale EDHE në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -4°C minimalja deri në 12°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor.
Zhvillimi i një qëndre më presion të ulët atmosferik përkatësisht në Veri dhe Verilindje të kontinentit do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm në gadishullin Skandinav dhe Europën Lindore duke sjellë reshje të dendura dëbore dhe stuhi të forta ere. Po ashtu; ishujt Britanikë; gadishulli Iberik si edhe pjesërisht Europa Qëndrore do të përfshihen nga shira intensivë dhe stuhi të forta ere duke krijuar probleme në disa zona NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë; do të paraqiten; gadishulli i Ballkanit, gadishulli Apenin si edhe brigjet e detit të zi; si pasojë e qarkullimit të masave ajrore të qëndrueshme Perëndimore