Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBE: Më shumë fleksibilitet për subvencionet publike bujqësore

BE: Më shumë fleksibilitet për subvencionet publike bujqësore

 Fermerët e BE-së duhet të kenë më shumë fleksibilitet rreth kërkesave për të aksesuar subvencionet publike bujqësore, njoftoi sot Komisioni Evropian.

Fermerët që kultivojnë kultura si bizele, fasule dhe thjerrëza, dhe kultura të tjera, të cilat mund të përdorin azotin si pleh natyral, në 4% të tokës së tyre të punueshme do të konsiderohen të pranueshëm për të marrë financimin në kuadër të Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP).

Pagesat nga CAP, skema kryesore e subvencionimit bujqësor të Bashkimit Evropian, do të jenë gjithashtu të disponueshme për fermerët që kultivojnë kultura pa pesticide në 4% të tokës së tyre të punueshme.

“Një propozim fillestar parashikonte një kërkesë prej 7% të tokës së punueshme, por kjo u zbut më tej pas konsultimeve me vendet anëtare të BE-së për të ndihmuar më shumë fermerët”, tha sot një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Ndryshimet në rregullat për aksesin e subvencioneve synojnë të qetësojnë fermerët e BE-së të cilët kanë dalë në protesta javët e fundit kundër regulloreve të rrepta mjedisore të BE-së dhe rënies së të ardhurave.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se masa ofron fleksibilitet për fermerët ndërsa vazhdon t’i shpërblejë ata për punën e tyre vendimtare për të nxitur sigurinë ushqimore dhe qëndrueshmërinë e BE-së.

“Ne, së shpejti do të dalim me më shumë propozime për të ndihmuar në zbutjen e presionit me të cilin përballen fermerët tanë”, tha von der Leyen në një deklaratë.

Rregulloret do të hyjnë në fuqi nesër, por zbatohen në mënyrë retroaktive nga 1 janari deri më 31 dhjetor. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments