Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALENdryshimet klimatike, BB apelon për politika specifike

Ndryshimet klimatike, BB apelon për politika specifike

Banka Botërore publikoi së fundmi raportin “Ekonomia e gjelbër në Evropës dhe Azisë Qendrore”, ku evidenton faktin që ndryshimet klimaterike diktojnë nevojën që çdo vend duket të ndërmarrë politika specifike për të nxitur investimet e gjelbra për mbrojtjen e mjedisit. “Ndikimi i ndryshimeve klimatike po prek konsiderueshëm rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore. Në vendet e Ballkanit Perëndimor, temperaturat e larta dhe thatësirat e gjata kërcënojnë produktivitetin dhe qëndrueshmërinë ekonomike. Rritja e temperaturave në këto vende do të ketë një ndikim edhe tek shëndeti i punonjësve, çka parashikohet të jetë dëmi më i madh ekonomik, i ndjekur nga thatësirat (me ndikim të madh tek drithërat) dhe përmbytjet”, thuhet në raportin e BB.

Sipas veçorive, thekson BB, çdo vend do të duhet të ndërmarrë politika specifike për të siguruar një rritje më të gjelbër dhe afatgjatë. Projekti Qëndrueshmëria ndaj Ndryshimeve Klimatike dhe Zhvillimi i Bujqësisë, i financuar nga Banka Botërore dhe që do të zbatohet në vendin tonë, është në hapat e parë të rrugëtimit të tij. BB bën të ditur se, Ballkani Perëndimor konsiderohet një nga rajonet e Europës, ku ndryshimet klimatike do të prekin ndjeshëm sektorët e bujqësisë dhe të energjetikës. Për të reduktuar pasojat Banka Botërore planifikon disa projekte, ndër të cilat ai për “Qëndrueshmëri ndaj Ndryshimeve Klimatike dhe Zhvillimin e Bujqësisë në Shqipëri”. Përmes këtij projekti parashikohet të investohet në disa sektorë, me qëllim rritjen e konkurrencës dhe qëndrueshmërinë klimatike të zinxhirëve të vlerave prioritare agro-ushqimore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments