“Mjeshtërit e hershëm shqiptarë”

0
4

“Mjeshtërit e hershëm shqiptarë” është libri i autores Suzana Varvarica, përzgjedhur këtë muaj për projektin e Qendrës për Hapje e Dialog (COD), “Lexojmë autorët tanë”. Suzanan Varvarica është e njohur jo vetëm si studiuese, por edhe si autore e shumë veprave në skulpturë, që gjenden nëpër parqet publike apo dhe institucionet tona kombëtare. “Lexojmë autorët tanë” këtë muaj vjen si bashkëpunim i COD-it dhe shkollës së mesme “Qemal Stafa”, Tiranë. Libri “Mjeshtërit e hershëm shqiptarë” në vetvete trajton njëzetë mjeshtër të artit të pikturës dhe skulpturës, për të cilët, ndoshta, nuk është lexuar dhe dëgjuar më herët.

Ata dhe veprat e tyre të përzgjedhura bëjnë pjesë në historinë e artit shqiptar të fillimit dhe mesit të shekullit XX. Jeta dhe krijimtaria, datat dhe vendlindjet e tyre, sfondi historik dhe shoqëror, edukimi, arsimimi dhe formimi i tyre artistik vijnë përmes bashkëbisedimit të autores me nxënësit. Varvarica ndaj artit është njësuar me profesionin e skulptores, pa e penguar përfshirjen e saj në fusha të ndryshme; që nga skulptura, kinematografia dhe filozofia e arteve moderne.