Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Martë,13 Shkurt 2024

Shqipëria Moti-E Martë,13 Shkurt 2024

Deri në mesditë; Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të mbizotërojnë në pothujase gjithë vendin, më të theksuara vranësirat priten në zonat malore Veriore dhe veriperëndimore të territorit duke gjeneruar reshje të pakta shiu, në zonat e thella malore do të ketë reshje të izoluara dëbore. Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës të sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë vendin duke ri-kthyer motin e kthjellët dhe vranësirat e herë pas-herëshme. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments