Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARETrupat amerikane sulmojnë dronë detarë dhe raketa të rebelëve Houthi

Trupat amerikane sulmojnë dronë detarë dhe raketa të rebelëve Houthi

Forcat ushtarake amerikane kanë goditur edhe një herë objektiva të lidhura me lëvizjen Houthi të Jemenit me qëllim të lejimit të lirisë së lundrimit në Detin e Kuq, njoftoi sot Komanda Qendrore e SHBA. Breshëritë ajrore dhe detare të udhëhequra nga SHBA-ja kanë goditur rebelët Houthi për gati një muaj. ”Sulmet e së premtes kishin për qëllim dy anije të lëvizshme sipërfaqësore pa pilot, katër raketa kundër anijeve dhe një raketë sulmuese tokësore, që ishin përgatitur për t’u lëshuar kundër anijeve në Detin e Kuq”, tha CENTCOM. ”Raketat dhe anijet ishin identifikuar në zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit dhe paraqisnin një kërcënim të menjëhershëm për anijet e marinës amerikane dhe anijet tregtare në rajon”, shtoi komanda.

Milicia islamike është zotuar të sulmojë anijet në Detin e Kuq të lidhura me Izraelin. Megjithatë, shumë nga anijet që janë vënë nën zjarr nuk kanë asnjë lidhje me vendin. Rebelët Houthi thonë se duan t’i japin fund sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, të cilat pasuan masakrën e paprecedentë nga organizata islamike palestineze Hamas në Izrael më 7 tetor. Në funksion të rreziqeve, kompanitë e mëdha të transportit detar po shmangin gjithnjë e më shumë rrugën më të shkurtër detare midis Azisë dhe Evropës dhe lundrojnë rreth Kepit të Shpresës së Mirë në Afrikën e Jugut

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments