200 pisha mesdhetare i janë shtuar zonës së Pishë Poros në Fier, në vijim të përpjekjeve për ta ripyllëzuar këtë zonë të dëmtuar nga zjarri. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura njoftoi se stafi i AdZM-së Fier, së bashku me stafin e Prefekturës Fier dhe nxënës të shkollës së mesme, bënë të mundur mbjelljen e rreth 200 fidanëve të llojit pishë mesdhetare, një dhuratë e cila vjen nga PPNEA. AKZM ftoi qytetarët të bëhen pjesë e aksioneve të mbjelljeve, duke kontribuar me fidanë, apo duke u përfshirë përgjatë procesit të mbjelljes. Viti i pyjeve siç është shpallur viti 2024 do të shërbejë për ndërgjegjësim, për një mundësi për të gjithë ata që duan të gjelbërojnë dhe pyllëzojnë Shqipërinë. Mbjelljet e reja i shtohen kalendarit të aktiviteteve të parashikuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për Vitin e Pyjeve.