Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI Marrëveshja me Italinë për sigurimet shoqërore, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë

 Marrëveshja me Italinë për sigurimet shoqërore, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë

Shqipëria dhe Italia arritën sot marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore . Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në Romë nga ministri i Jashtëm Igli Hasani si dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani. Në fjalën e rastit pas nënshkrimit të marrëveshjes, Tajani theksoi se finalizimi i kësaj marrëveshjeje ofron për shumë persona një siguri dhe një perspektivë pozitive për të ardhmen. “Një marrëveshje shumë e rëndësishme. Kishte rreth 15 vite që prisnim këtë firmë që garanton të drejtat e punonjësve italianë në Shqipëri apo të punonjësve shqiptarë në Itali për pensionet. Mendoj se ky vendim i përbashkët i Tiranës dhe Romës, ofron për shumë persona një siguri dhe një perspektivë pozitive për të ardhmen”, tha ministri Tajani. Ministri Hasani në fjalën e tij e cilësoi nënshkrimin e marëveshjes një moment shumë i rëndësishëm për shqiptarët që punojnë në Itali Janë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 20 mijë shtetas italianë, nga zbatimi i së cilës do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë. Objekt i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë përfitimet për pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen dhe sigurimin e papunësisë. Shtetet me të cilat Shqipëria ka marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore janë Hungaria, Kanadaja, Turqia, Belgjika, Luksemburgu, Maqedonia e Veriut, Republika Çeke, Republika Federale e Gjermanisë, Austria, Kroacia dhe Kosova. Kësaj liste i shtohet edhe Italia, me hyrjen në fuqi të marrëveshjes. Ndërkohë që janë në proces marrëveshjet në fushën e sigurimeve shoqërore me Holandën, Rumaninë, Greqinë dhe Francën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments