Kalaja e Ishmit në Durrës është një nga sitet e trashëgimisë kulturore që u restaurua në kuadër të programit EU4Culture. Përballë hyrjes së kalasë ndodhet varri i piktorit të famshëm shqiptar, Ibrahim Kodra. Kalaja iu nënshtrua restaurimit falë projektit EU4Culture, të financuar nga BE dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Punimet përfshinë muret fortifikuese dhe vijuan me restaurimin dhe konsolidimin e terrenit dhe peizazhit në brendësi të kalasë.