Megaylli amerikan, Taylor Swift tha mbeti e pamend, pasi shkroi historinë e Grammy duke u bërë personi i parë që fitoi albumin e vitit katër herë. Ajo siguroi çmimin me albumin e saj të dhjetë në studio “Midnights”, pasi kishte fituar më parë për “Fearless” në 2009, përsëri gjashtë vjet më vonë për “1989” dhe së fundmi për “Folklore” në 2020. Teksa mori çmimin nga Celine Dion, ajo tha “o zot, jo. Nuk di ç’të them”. Ajo vlerësoi mikun e saj dhe bashkëpunëtorin afatgjatë Jack Antonoff si një producent ”që vjen një herë në një brez” dhe kolegen e saj të nominuar Lana Del Rey si një “artiste të trashëgimisë” dhe një “legjendë në kulmin e saj”.
“Do të doja t’ju them se ky është momenti më i mirë në jetën time dhe ndihem kaq e lumtur… Për mua, çmimi është puna. Gjithçka që dua të bëj është të vazhdoj ta bëj këtë. Më pëlqen shumë. Më bën shumë të lumtur… Më bën pabesueshmërisht të habitur që i bën të lumtur disa njerëz që votuan për këtë çmim gjithashtu”, tha ajo.