Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREBendet e zonës së Lunxhërisë, monumente kulture

Bendet e zonës së Lunxhërisë, monumente kulture

Gjatë kësaj jave ka filluar puna për pastrimin nga vegjetacioni, të tre bendeve (ujëmbledhës të vegjël) në zonën e Lunxhërisë (Monument Kulture, Kategoria I). Një ditë më parë nisi dhe përfundoi puna për pastrimin e bendit të “Mingulit” i cili ngrihet mbi përroin e Mingulit gjatë rrugës që të çon në “Manastirin e Shpërfytyrimit” i cili është një nga bendet më të goditur nga ana konstrukrive me gjatësi 17m, gjerësi 2m e me lartësi 4m. Në ndryshim nga bendet e tjera për përforcim të murit-pritë janë ndërtuar dy kontraforte me lartësi deri në kreun e pritës . Në qëndër të bendit në pjesën e poshtme është ndërtuar hapësira me qemer cilindrik për daljen e ujit (1,25m×1,25m). Për ndërtimin e bendit është përdorur gur shtufi pllakë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments