Studentë, pedagogë dhe gazetarë të 6 universiteteve nga vendet e rajonit Shkodër, Prishtinë, Podgoricë, Shkup, Sarajevë, Novi Sad, pjesë e forumit “FutuRise Media Forum”, vizituan Kalanë e Shkodrës. Gjatë vizitës në Rozafat, ata patën mundësi të mësonin më shumë rreth historisë, kulturës, vlerave arkitekturore dhe trashëgimisë së kalasë, e cila do të pasojë në artikuj të detajuar dhe interesantë. Artikujt, do të ndajnë me publikun e tyre, vlerat dhe emocionet e përjetimit të përkatësisë evropiane në Shkodër. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër në një publikim në rrjetet sociale thotë se, kjo vizitë është një hap i rëndësishëm bashkëpunimi për të promovuar kulturën dhe historinë duke ndihmuar të rritet interesimi i publikut, për të vizituar dhe njohur më shumë për këtë vend të mrekullueshëm.