Numri i pasagjerëve që kanë fluturuar përmes ajrit është rritur me 48.3 % gjatë tremujorit të fundit të vitit që lamë pas. Sipas raportit të publikuar nga INSTAT për transportin ajror, gjatë tremujorit të katërt 2023, kanë udhëtuar me linja ajrore 1.890.085 pasagjerë. Në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 66 262 avionë, nga të cilët 79% të tyre e zë numri i mbikalimeve. “Në tremujorin e katërt 2023, kanë udhëtuar me linja ajrore 1.890.085 pasagjerë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky tregues është rritur me 48.3 %”, thuhet në raportin e INSTAT-it. Volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 515.4 ton, nga të cilat 76 % janë mallra të hyrë dhe 24 % janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e katërt 2022, volumi i mallrave paraqitet me ulje 12 %. Në transportin ajror, mallrat e transportuara me postë zënë 13.2 % të volumit gjithsej të mallrave të transportuar me ajër. Krahasuar me tremujorin e katërt 2022, volumi i mallrave të transportuara me postë paraqitet me ulje 23.2 %. Volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) me ajër në tremujorin e katërt 2023 është 408 ton. Në transportin ajror operojnë 20 shoqëri ajrore, nga këto 18 janë shoqëri të huaja dhe 2 janë shoqëri shqiptare.
Numri i pasagjerëve përmes Rinasit, rritje me 48.3 % gjatë tremujorit të katërt
RELATED ARTICLES