Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREMyfit bej Libohova,“pagëzuesi” i Lekut shqiptar

Myfit bej Libohova,“pagëzuesi” i Lekut shqiptar

Libohova, delegati i Kuvendit të Vlorës, shërbeu si ekonomist, diplomat dhe politikan. Gjatë Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë, pati detyrën e Ministrit të Brendshëm. Në vitet 1913-1927, mbajti poste të ndryshme qeveritare. Qe titullar i Ministrisë së Drejtësisë, i Ministrisë së Brendshme, i Ministrisë së Financave dhe i Ministrisë së Kulturës. Ishte mbështetës i fortë i Zogut dhe ndihmoi në rrëzimin e qeverisë së Fan Nolit, disa muaj pas Revolucionit të Qershorit. Libohova konsiderohet si “pagëzuesi” i Lekut shqiptar, pasi propozoi emrin e valutës dhe ushtronte asokohe detyrën e ministrit të Financave. Libohova ka qenë gjithashtu anëtar i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit (KNK), një institucion i përkohshëm që prej dorëheqjes së Ismail Qemalit. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi në rrjetet sociale, njoftimin e caktimit të Libohovës si anëtar i KNK-së, si edhe urimet për këtë zhvillim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments