Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres deklaroi se do të bashkëpunojë me autoritetet përkatëse për vendosjen para përgjegjësisë të çdo punonjësi të Kombeve të Bashkuara të përfshirë në akte terroriste. “Çdo punonjës i Kombeve të Bashkuara i përfshirë në akte terroriste do të mbahet përgjegjës, duke përfshirë ndjekjen penale”, deklaroi Guterres. Shefi i OKB-së konfirmoi se 12 punonjës të UNRËA në Gaza janë prekur nga këto “akuza jashtëzakonisht të rënda”, të cilat janë objekt i një hetimi të brendshëm të OKB-së.