Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVALargohet posteri ilegal në Zveçan

Largohet posteri ilegal në Zveçan

Është hequr bilbordi me fotografitë e politikanëve e personaliteteve të tjera serbe dhe ruse, e të cilët ishin shpallur “qytetarë nderi në Zveçan”. Në mesin e tyre ishte ishte fotografia e presidentit rus Vladimir Putin dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Lajmin për këtë largim e dha ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla i cili ka thënë se në asnjë cep të Kosovës nuk do të lejohen simbole të vendeve dhe figurave që janë agresore ndaj shtetit tone, teksa shtoi se simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë. Ai gjithashtu tha se figurat dhe imazhet “e diktatorëve nuk janë të pranueshme në Kosovë”. “Sot në Zveçan janë larguar bilbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës. Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euroatlantik të saj ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë. Këto bilborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”, është shprehur Sveçla.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments