Limonat, si çdo frut tjetër i klasës së agrumeve, janë burim shumë i mirë i vitaminës C, një antioksidant i fuqishëm po aq edhe një agjent anti- inflamator i rëndësishëm. Vetëm kjo arsye është e mjaftueshme që limonat të konsiderohen një frut i shëndetshëm. Por limonat kanë edhe dy përbërës të tjerë– një grup përbërësi kimikë të quajtura limonoide dhe veçanërisht një përbërës i quajtur limonene dhe të dy bashkë kanë treguar veti anti- kancerogjene të fuqishme. Limonenet gjenden në lëkurën e limonit dhe studimet kanë treguar se është një përbërës kimik parandalues i mirë ndaj kancerit të gjirit dhe të pankreasit. Një studim i “The University of Arizona” doli në përfundim se kur lëkura e një fruti – agrum konsumohet bashkë me çaj të nxehtë të zi, rreziku për t’u prekur nga kanceri i lëkurës ulet me 30 për qind. Dhe nuk është nevoja të marrësh shumë limonene për të patur rezultatin e duhur. Sipas shkencëtarëve, konsumimi i një lugë gjelle (6 gr) në javë i lëkurës së limonit është gjithçka që ju duhet për të vënë re ndryshimin. Një ide e mirë: nëse doni të bëni limonadë, përdoreni të gjithë frutin, përfshirë edhe lëkurën! Dhe mos kini frikë ta futni në shtrydhëse, thjesht sigurohuni të përdorni të gjithë frutin.
A e dini se Limoni ?!
RELATED ARTICLES