Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREMHK në prag të rikonstruksionit rrënjësor

MHK në prag të rikonstruksionit rrënjësor

Pas 43 vjetësh nga krijimi, Muzeu Historik Kombëtar do t’i nënshtrohet rikonstruksionit dhe rikonceptimit muzeal. Do të jetë një operacion i jashtëzakonshëm, i udhëhequr nga “Casanova & Hernandez Architects”, Hollandë, mbështetur në analizën e një skuadre profesionistësh të shkencave albanologjike. Në një postim online MHK bën me dije se, interesi i madh i publikut vendas dhe të huaj, që është çdo vit në rritje, solli nevojën për investimin më madhor për vitin 2024. Investimi mbështetet nga fondet e Bashkimit Europian dhe buxheti i shtetit e pritet të sjellë një ndryshim rrënjësor në qasjen e publikut te historia dhe elementet thelbësore të identitetit tonë kombëtar. Vizitorët e Muzeut Historik Kombëtar për vitin 2023 arritën në 99796 persona. Kjo shifër ishte 80% më e lartë, në krahasim me vitin 2022, vit kur u regjistruan 55306 vizitorë gjithsej.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments