Thursday, May 15, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREVeprimtari e Bibliotekës Kombëtare në 125-vjetorin e lindjes së Lasgush Poradecit

Veprimtari e Bibliotekës Kombëtare në 125-vjetorin e lindjes së Lasgush Poradecit

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Ambasada Austriake në Tiranë, zhvilluan nje veprimtari kulturore kushtuar poetit të jashtëzakonshëm. Gjatë veprimtarisë u prezantua edicioni special i revistës së njohur letrare “Lichtungen” të Landit të Styria-s, e cila i kushtohet poetit Poradeci. Në revistën dygjuhëshe (gjermanisht dhe shqip) poezitë e Lasgush Poradecit mund të lexohen për herë të parë edhe në gjermanisht, krahas teksteve të autorëve bashkëkohorë shqiptarë dhe austriakë. Në kuadër të këtij aktiviteti u çel edhe ekspozita e titulluar “Lasgush Poradeci në 125-vjetorin e lindjes”. Në këtë veprimtari morrën pjesë nëndrejtoresha e së BKSH-së, dr. Etleva Domi, Ambasadorit të Austrisë në Tiranë, Christian Steiner, drejtuesja e Bibliotekës së Landit të Graz-it, Katharina Kocher-Lichem, artistja vizuale, Lori Lako, publikuesja e revistës “Lichtungen”, Andrea Stift-Laube, albanologut Robert Pichler, si dhe përkthyes, botues, studiues e studentë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments