Pak muaj më parë prestigjiozja e udhëtimeve “Lonely Planet” propozoi edhe Shkodrën mes 9 destinacioneve për t’u vizituar në 2024-ën. Shkodra është një qytet me një trashëgimi kulturore të pasur dhe një histori të gjatë që të jep krenari. Përqafuar nga male të vjetra dhe liqeni i bukur i Shkodrës, ky qytet është një vend i veçantë për të zbuluar rrënjët e kulturës shqiptare. Një vizitë në muzetë dhe rrugët e tij, është një mundësi e shkëlqyer për të njohur historinë dhe kulturën e një qyteti të jashtëzakonshëm. Muzeu Historik i Shkodrës është një perlë e këtij qyteti. Shkodra ofron mundësinë për të bërë aktivitete të ndryshme, si turizmi malor, kulturor, një kafe buzë liqenit e një mbrëmje në pedonale për ata që duan të shijojnë edhe natën. Atraksione të shumta ofrohen, duke nisur që nga vija bregdetare në Adriatik e deri në bjeshkët e Thethit.