jatë sezonit turistik përmes Tirana International Airport, qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë drejt 6 destinacioneve të reja. CEO i Ryanair, Michael O’Leary prezantoi sot në Tiranë destinacionet e reja për sezonin verë 2024 duke përfshirë Bari, Birmingham, Bristol, Budapest, Marsejë dhe Vienë. Ai theksoi që investimet që po kryhen në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” premtojnë më shumë mundësi drejtë destinacioneve të reja për t’u vizituar dhe eksploruar nga pushuesit shqiptarë. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpriti në vitin që lamë pas 40% më shumë pasagjerë se në 2022, duke arritur një shifër prej 7 257 574 pasagjerësh në 2023-shin. Ndërsa autoritetet në vend presin që numri i pasagjerëve përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, në 2024-ën pritet të shkojë 8.4 milionë pasagjerë.
6 destinacione të reja përmes TIA-s në sezonin veror
RELATED ARTICLES