AKU: 24 mijë biznese do të kontrollohen gjatë 2024

0
2

AKU njofton se, rreth 24 mijë biznese të ushqimit (duke përfshirë prodhuesit, përpunuesit dhe tregtarët), të mbrojtjes së bimëve dhe të inputeve bujqësore planifikohen të kontrollohen, sipas metodologjisë së re me bazë risku, pas marrjes së mostrave. Kontrollet do të përfshijë kategorinë e bizneseve prodhuese, përpunuese dhe të shpërndarjes së ushqimit, sipas nëngategorive, si: thertoret, shitësit me pakicë të mishit, peshkut, qumështit, baret, restorantet, fastfood, prodhuesit e pijeve alkoolike, të lëngjeve të frutave, dyqanet e tregtimit të bukës, birraritë, stabilimentet e paketimit të vezëve, të përpunimit të peshkut etj. Udhëzimi i Ministrisë së Bujqësisë “Për miratimin e “Planit kombëtar të kontrolleve zyrtare me bazë risku dhe të marrjes së mostrave për ushqimin, ushqimin për kafshë, mbrojtjen e bimëve dhe inputeve bujqësore, si dhe planin e marrjes së mostrave në pik, për vitin 2024” përcakton se kontrollet nga autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) do të kryhen mbi një metodologji të mirëfilltë për profilizimin e riskut të çdo operatori të biznesit referuar historikut të tyre.