Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEQendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut

Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut

Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut tashmë ka marrë formë. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se kanë përfunduar punimet e të gjithë strukturës beton–arme. Po ashtu, ARRSH informoi se është përfunduar mbulesa e këtij objekti me kapriatë metalikë, si dhe kanë përfunduar punimet e muraturës dhe të rifiniturës. Aktualisht po kryhen punimet e shtrimit të dyshemesë, sistemit të kondicionimit, sistemit kundra zjarrit të aspirimit, si dhe të veshjes së fasadës. Qendra e Monitorimit të Trafikut nuk do t’i shërbejë vetëm sigurisë rrugore, por edhe sigurisë kombëtare. Sistemi parashikon vendosjen e kamerave dhe sensorëve të teknologjisë së fundit dhe të një serë pajisjesh të tjera teknologjike, në akset më të frekuentuara dhe në fazën e parë, do të mbulohen 200 km rrugë, për t’u zgjeruar në të ardhmen në monitorimin e 3600 km, apo dhe më shumë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments