Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE Baldwin akuzohet për vrasje nga pakujdesia

 Baldwin akuzohet për vrasje nga pakujdesia

Kthesë në hetimet në lidhje me xhirimet e filmit ”Rust” në vitin 2021. Aktori i famshëm, Alec Baldwin u padit nga një juri e madhe në Nju Meksiko për dy akuza për vrasje nga pakujdesia, për vdekjen e drejtores së kinematografisë Halyna Hutchins. Në aksident ka mbetur i plagosur edhe regjisori, Joel Souza. Nëse shpallet fajtor, ylli i “Thirty Rock” përballet me 18 muaj deri në pesë vjet burg. “Ne presim me padurim ditën tonë në gjykatë”, komentojnë avokatët e Baldwin, Luke Nikas dhe Alex Spiro, të cilët kanë këmbëngulur gjithmonë në tezën se aktori nuk është fajtor. Akuza të ngjashme ishin rrëzuar gati një vit më parë, por më pas dolën elementë të rinj që rifilluan procesin duke ia besuar vendimin një jurie popullore. Aktori po provonte një skenë në xhirimet e filmit, kur një e shtënë shpërtheu nga arma që ai mbante dhe e cila nuk duhej të kishte plumba të vërtetë, duke plagosur Souza në shpatull dhe, duke bërë rikoshetë, vrau Hutchins. Prokurorët vendosën të rihapin çështjen, pasi arma iu nënshtruan analizave të mëtejshme, rezultatet e së cilës, thonë ata, do të kundërshtonin versionin e Baldwin, i cili thotë se ai nuk e tërhoqi gishtin në këmbëzë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments