Bashkia Fushë-Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të denduara të bores. Kryetari i bashkisë Fushë-Arrëz, Hil Curri u shpreh në një postim në rrjetet sociale se ekipi i Emergjencave Civile të bashkisë po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës. “Bashkia Fushë-Arrëz do të bejë të pamundurën për t’iu gjendur pranë banorëve në të gjitha Njësitë Administrative, Iballe, Blerim, Fierze, Qafë-Mali. Po koordinojmë punen me Emergjencat Civile Kombetare për të përballuar situatën”, u shpreh Curri. Reshjet e dendura të shoqëruar me erë të fortë dhe temperatura të ulëta ka bllokuar rrugët rurale të njësive të bashkisë Bulqizë, Mat dhe Klos duke lenë të izoluar shumë fshatra pasi trashësia e dëborës ka shkuar nga 35 deri në 45 centimetra. Reshjet e shoqëruara me ngrica në rrugë kanë vështirësuar qarkullimin në rrugët nacionale, si dhe në rrugët brenda qytetit të Bulqizës, por jo vetëm, stuhitë e forta të dëborës ka detyruar të mbyllen edhe bizneset. Ndërkohë mësohet se në shumë fshatra të njësive administrative Bulqizë mungon energjia për shkak të dëmtimit të linjave të tensionit të lartë dhe ato të ulët.