Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ftuar ish- presidentin Donald Trump në Kiev, por me një kusht: të jetë në gjendje të ndalojë luftën me Rusinë brenda 24 orëve, siç pretendoi ai vitin e kaluar. “Të lutem, Donald Trump, të ftoj në Ukrainë, në Kiev. Nëse mund ta ndaloni luftën brenda 24 orëve, mendoj se kjo do të mjaftonte për të ardhur”, theksoi Zelensky. “Ndoshta Donald Trump ka një ide të vërtetë dhe mund ta ndajë atë me mua”, shtoi Zelensky. ”Unë do të gjeja një marrëveshje në 24 orë. Një gjë do t’i thoja Zelenskit dhe një gjë Putinit. Do të bëja një marrëveshje shumë shpejt dhe kjo do të ndalonte shkatërrimin”, kishte thënë ai në stacioni Fox vitin e kaluar.