Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGjermanët zgjohen kundër së djathtës ekstreme

Gjermanët zgjohen kundër së djathtës ekstreme

Zgjim i shoqërisë civile? Mijëra njerëz po demonstrojnë në të gjithë Gjermaninë kundër së djathtës ekstreme, e akuzuar për minimin e demokracisë, çka nënkuptohet partia “Alternativa për Gjermaninë” (AfD), ndërkohë që shumë të tjerë bëjnë thirrje për nxjerrjen e saj jashtë ligjit. Nga qytetet e mesme deri te metropolet, mobilizimi po përhapet, në shkallën e disa tubimeve në ditë. Deri nesër janë paralajmëruar rreth 100 manifestime, shpesh nën sloganin “Së bashku kundër së djathtës ekstreme”. Shkaku i lëvizjes është zbulimi më 10 janar nga media investigative gjermane “Correctiv” i një takimi në Potsdam, afër Berlinit, ku në nëntor u diskutua një plan për dëbimin masiv të njerëzve me origjinë të huaj. Mes pjesëmarrësve ishte një figurë e lëvizjes radikale të së djathtës, austriaku Martin Sellner si dhe anëtarë të AfD-së. Historia tronditi një vend që dukej se e kishte pranuar si të pashmangshëm rritjen e sondazheve të këtij formacioni armiqësor ndaj emigrantëve, i krijuar 11 vjet më parë. “Ky takim skandaloz ringjalli frikën e dëbimeve të miliona qytetarëve apo joshtetasve gjermanë, një frikë e cila është pjesë e trashëgimisë kritike të nacionalsocializmit’’, shpjegon Hajo Funke, politologu i specializuar për të djathtën ekstreme. Disa ditë pas këtyre zbulimeve, rreth 20 000 njerëz demonstruan në Berlin dhe 10 000 në Potsdam, përfshirë kancelarin socialdemokrat, Olaf Scholz dhe ministren e Jashtme, Annalena Baerbock.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ