Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson tha se një mandat i dytë presidencial për Donald Trump mund të jetë “ajo që i duhet botës”. Ish-kryeministri pothuajse u tall ata që i frikësoheshin një rizgjedhjeje të Trumpit. Në komentin e tij të përjavshëm në ”Daily Mail”, Johnson argumentoi se nëse Trump mbështet Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, lidershipi i tij i rinovuar “mund të jetë një fitore e madhe për botën”. Trump ka hedhur dyshime mbi mbështetjen e vazhdueshme për Kievin nëse ai rihyn në Shtëpinë e Bardhë dhe është mburrur vazhdimisht për marrëdhëniet e tij të ngrohta me presidentin rus Vladimir Putin. Por, Johnson, një mbështetës i vendosur i Ukrainës, pretendoi se Trump nuk do ta tradhtojë kombin e shkatërruar nga lufta. Ai shkruan se ”unë thjesht nuk mund të besoj se Trump do t’i shpërfillë ukrainasit; përkundrazi, pasi ka kuptuar, siç e ka bërë me siguri, se nuk ka asnjë marrëveshje për t’u bërë me Putinin, mendoj se ka një shans të mirë që ai të dyfishojë dhe të përfundojë atë që filloi duke u dhënë atyre atë që u nevojitet për të fituar”. “Nëse është kështu, atëherë ka të gjitha shanset, nën Trump, që Perëndimi të jetë më i fortë dhe bota më e qëndrueshme”, theksoi ai. Ish-udhëheqësi konservator vazhdoi duke argumentuar se “ajo që botës i duhet tani është një lider amerikan, gatishmëria e të cilit për të përdorur forcën dhe paparashikueshmëria e plotë është një pengesë kryesore për armiqtë e Perëndimit”. Trump, skeptik ndaj NATO-s, ka pohuar më parë se ai mund t’i japë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës për 24 orë. Presidenti Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Trumpit të vizitojë Kievin. Në një intervistë për Channel 4 News, lideri ukrainas tha “po, ju lutem, Donald Trump – ju ftoj në Ukrainë”. ”Nëse mund ta ndaloni luftën gjatë 24 orëve, mendoj se do të mjaftojë të vini në Kiev, në çdo ditë që jam këtu”, shtoi ai. Johnson pranoi se ish-presidenti republikan, i cili po përballet me 91 akuza për krime në katër çështje penale, “është kapur duke thënë disa gjëra të pambrojtshme”. Por, ai shkroi se “më pëlqen stili i tij”, duke mohuar se Trump është një “diktator i mundshëm” pavarësisht rolit të tij të dyshuar në inkurajimin e mbështetësve të tij për të sulmuar Capitolin, në një përpjekje për ta mbajtur atë në pushtet pas humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2020 ndaj Joe Bidenit. Johnson u tall me “histerikët” me statusin e Trump si kandidati kryesor republikan dhe fitoren e tij të fundit në zgjedhjet parlamentare në Iowa. ”Në koktejet e Davosit, më kanë thënë thuhet, se i frikësohen shumë fitores së Trumpit”, shkroi ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar në rubrikën e tij, për të cilën raportet sugjerojnë se ”Daily Mail” i po paguan atij 1,3 milionë euro në vit. Johnson pohoi gjithashtu se Trump është i interesuar për “një marrëveshje të duhur të tregtisë së lirë” me BM, pasi shpresat për një marrëveshje të plotë tregtare u braktisën vitin e kaluar.