Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALE2024, viti mbarëkombëtar i festimeve të 80-vjetorit të Çlirimit

2024, viti mbarëkombëtar i festimeve të 80-vjetorit të Çlirimit

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se, Këshilli i Ministrave ka miratuar projektvendimin për shpalljen e këtij viti të vitit mbarëkombëtar të festimeve të 80-vjetorit të Çlirimit të vendit dhe gjithashtu ngritjen e Komisionit Shtetëror për organizimin e festimeve gjithëvjetore për 80-vjetorin e Çlirimit. Në një deklaratë për mediet, pas mbledhjes së qeverisë, Peleshi tha se, “ky komision drejtohet nga Ministri i Mbrojtjes dhe ka në përbërje disa ministra si dhe disa drejtues të institucioneve relevante si Biblioteka Kombëtare, Drejtoria e Përgjithshme të Arkivave, Instituti i Monumenteve të Kulturës”. Gjithashtu, shtoi ai, organizatat e veteranëve dhe familjet e dëshmorëve, do të jenë të ftuar dhe pjesë aktive. “Nuk do të jetë vetëm një ngjarje e datës 29 nëntor, por do të jetë përgjatë gjithë vitit jo thjesht dhe vetëm evente festive, por edhe evente shkencore, hulumtime të ndryshme si dhe evente që do të synojnë nxitjen dhe promovimin e dashurisë për Atdheun dhe patriotizmin sidomos tek brezat e rinj”, tha ndër të tjera Peleshi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ