Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURERomani “Shqiponja dhe oktapodi”

Romani “Shqiponja dhe oktapodi”

Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit ka qenë i ftuar shkrimtari italian Gianni Palagonia, i cili sapo ka sjellë në shqip, përmes shtëpisë botuese “Dritan”, romanin “Shqiponja dhe Oktapodi”, përkthyer nga Ajsela Koka. Romani trajton historinë e një polici italian, i i cili pasi përmbyll misionin e asgjësimit të Brigadave të Kuqe të Reja, caktohet për të punuar në Shqipëri. Rrugëtimi i tij nga Italia e pasur në Shqipërinë e varfër e përball me plot surpriza e realitete tashmë të harruara në jetën e përditshme, që e kthejnë pas në Siçilinë e fëmijërisë së tij, por edhe me fenomene të zhdukura me kohë në botën perëndimore, si Kanuni. Natyrisht që puna e lidhur me grupet kriminale do ta përballë me sfida e probleme të tjera sociale. Por “vendi i shqiponjave” do t’i hyjë aq thellë në zemër, sa një pjesë të tij e merr me vete përgjithmonë. Siç thotë shkrimtari dhe gazetari italian, Carlo Lucarelli, “Ka disa realitete një hap larg nesh, që tashmë i kemi harruar. Gianni Palagonia na i rikthen me forcën e një stili “noir”, pasionin e një dashurie të madhe dhe strukturën joshëse të një romani të jashtëzakonshëm”. Në fakt, Gianni Palagonia është pseudonimi i një polici, i cili sjell një histori të vërtetë në formën e një romani, bazuar mbi historinë e transferimit të tij, për punë, në Shqipëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ