Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE Isa Boletini, atdhetar i shquar e strategu i lëvizjes për çlirim e...

 Isa Boletini, atdhetar i shquar e strategu i lëvizjes për çlirim e bashkim kombëtar

Atdhetari Isa Boletini. Shqipëria e pavarur ishte kryefjala e jetës së tij. Udhëhoqi qendresën antiosmane, së bashku me Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën, Bajram Currin etj. Pas përfundimit me sukses të kryengritjes, Porta e Lartë e Stambollit u detyrua të ulej në bisedime dhe të plotësonte kushtet e palës shqiptare, ku më kryesorja do të ishte shpallja e Pavarësisë Kombëtare më 28 nëntor. Në ditën e Pavarësisë, u ndodh sërish përkrah plakut të urtë të Vlorës dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura në mbrojtjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar, u nis drejt Londrës, ku kundërveproi ndaj vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin territorial të vendit. Jeta dhe vepra e këtij patrioti të përveçëm, që kontribuoi në hedhjen e gurthemeleve të shtetit të pavarur shqiptar, përfundoi më 23 janar 1916, kur Boletini mbeti i vrarë në përballje me trupat malazeze. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton sot shprehjen e njohur të Isa Boletinit: “Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments