Saturday, November 23, 2024
HomeMJEDISLiqeni i Shkodrës, qendër turistike në rajon

Liqeni i Shkodrës, qendër turistike në rajon

Liqeni i Shkodrës, i konsideruar si një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit, vijon të zgjojë kuriozitetin e turistëve vendas e të huaj. Liqeni i Shkodrës gjatë vitit 2023 ka tërhequr një numër të lartë vizitorësh vendas e të huaj. Së shpejti në liqenin e Shkodrës do të jenë në funksion tre mole, një në Shirokë dhe dy të tjerë në Zogaj dhe në Shkodër. Me 3 stacione lundrimi, bashkia e Shkodrës do të vendosë në përdorim varka turistike për të gjithë ata që dëshirojnë të lundrojnë në liqen, për të kundruar nga uji pamjen fantastike që ofrojnë brigjet. Liqeni i Shkodrës ofron mundësi argëtimi dhe kënaqësie për të gjithë turistët që dëshirojnë të shijojnë turizmin aktiv. Ai është liqeni më i madh në Gadishullin e Ballkanit dhe shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ekosistemi i liqenit ushqen faunën dhe florën e pasur dhe unike, duke e shndërruar atë në një qendër të rëndësishme biodiversiteti në Evropë. Fauna e liqenit është e shumëllojshme dhe e pasur me 45 lloje peshqish e 270 lloje shpendësh. Këto shpendë përbëjnë 87% të gjithë Ornitofaunës të Shqipërisë. Një perlë e kësaj pasurie është pa dyshim pelikani, zogu më i madh në Europë. Pika më e thellë e liqenit është rreth 45 metra. Në skajin juglindor shtrihet qyteti i Shkodrës, nga i cili ka marrë edhe emrin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments