Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh sot se një aktivitet shumë i rëndësishëm në muajin janar është Censusi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë Dimërues. Kumbaro theksoi se kjo është një ngjarje ndërkombëtare, e cila zhvillohet edhe në Shqipëri sot dhe nesër. “Rreth 143 shtete nga e gjithë bota realizojnë një studim kaq të rëndësishëm. Popullata të ndryshme të shpendëve të ujit kërkojnë skema të ndryshme monitorimi”, u shpreh Kumbaro. “Regjistrimi Ndërkombëtar i shpendëve të ujit përfshinë të gjitha llojet e ligatinave natyrore dhe ato të krijuara nga njeriu, si edhe të gjithë llojet e shpendëve që hasen në këto habitate”, nënvizoi ministrja Kumbaro. Kumbaro falënderoi Agjencinë Kombëtare të Zonave tëMbrojtura dhe të gjithë ekspertët dhe vullnetarëve të organizatave mjedisore që marrin pjesë rregullisht në këtë moment të rëndësishëm për faunën në Shqiperi.
Censusi ndërkombëtar i shpendëve ujorë dimërues
RELATED ARTICLES